Isa Mustafa: Jemi të gatshëm 
të shkojmë në zgjedhje të reja

Isa Mustafa: Jemi të gatshëm <br />të shkojmë në zgjedhje të reja
PRISHTINË - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ngërçi politik i krijuar duhet të zgjidhet në Kuvend, me votë të deputetëve.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Mustafa ka vlerësuar se Qeveria gjithëpërfshirëse nuk e ka asnjë kuptim, as demokratik, as racional.
 
Ai ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma është i vendosur për ta çuar projektin deri në fund, duke përjashtuar çdo mundësi të një koalicioni me PDK-në.
 
“Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja, por nuk jemi të gatshëm të lëshojmë pe nga projekti ynë”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se vullneti i popullit nuk mund të përkufizohet me 30% të votave, por me shumicën.
 
Ai ka bërë me dije se e kanë përkrahjen e pakicave dhe presin prapë votat e tyre në Kuvend dhe për Qeverinë.
 
Mustafa ka thënë se PDK-ja do ta propozojë e para kandidatin për kryeparlamentar, por nëse nuk arrin ta marrë shumicën, sipas tij, do të gjenden hapësira kushtetuese që blloku që ka shumicën ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.
 
Në këtë intervistë Mustafa ka folur edhe për zgjedhjet në LDK, për të cilat ka thënë se do të mbahen këtë vjeshtë.
 
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë prapë kandidat për kryetar të partisë.
 
Mustafa ka thënë se dëshiron që të ketë sa më shumë kandidatë në garën për postin e kryetarit të LDK-së. /Epokaere/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje