Isa Mustafa kërkon që të hiqet menjëherë taksa 100% ndaj eksporteve serbe

Isa Mustafa kërkon që të hiqet menjëherë taksa 100% ndaj eksporteve serbe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në situatën aktuale të politikës tani është themelore të ruhet dhe kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Mustafa deklaroi nëpërmjet rrjetit social Facebook se është shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet Marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bënë tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin”.

Mustafa shkruan se “Po ashtu duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, Borell. Për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë evropian dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi. BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenell. Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë lidere efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës”.

“Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-n”.

“Për këto arsye, vlerësoj se: Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në”.

“Kosova duhet të njoftojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet ti heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero. Vendet e BE-së do duhej të hiqnin “tarifën e izolimit” të qytetarëve të Kosovës”

“Nëse Serbia, në kohën që ne e bashkërendisim me mirëkuptim me partnerët tanë , nuk eviton pengesat, atëherë Kosova duhet aktivizon masat e reciprocitetit”, ka shkruar Mustafa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 22/02/2020 12:47

    Qenke penduar me ate qe votove! Apo te ka marr malli per shijen serbe te artikujve ushqimor.Ke plotesisht arsye,je rritur me ate shije!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë