Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur sot për filmin me metrazh të shkurtër “Shok” i cili ishte nominuar për çmimin OSCAR.
Në një postim në rrjetin social “Faceboook” Isa Mustafa ka thënë se filmi “Shok” i ka bërë shumë shokë Kosovës, ndërkohë që i ka dhënë një emër të mirë Kosovës.
Ai ka shtuar se është hera e parë në histori që një film shqiptar nominohet në “Oscar” dhe se për këtë ai ndjehet shumë krenar për përfaqësimin dinjitoz.
Ja mesazhi i plotë i Isa Mustafës
”Të dashur miq, dua të ndajë ndjenjën e krenarisë që na dhuroi përfaqësimi dinjitoz i filmit “Shok” në Akademinë më prestigjioze të kinematografisë botërore. “Shok” i bëri Kosovës shumë shokë. Bota njohu dhe çmoi Kosovën për çka është. Një vend i mrekullueshëm, i njerëzve të talentuar. Faleminderit që i bëtë emër të mirë Kosovës. I.M”
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com