Isa Mustafa rikonfirmohet në
krye të LDK, kontestohet procesi

Isa Mustafa rikonfirmohet në<br />krye të LDK, kontestohet procesi
PRISHTINË - Kryeministri Isa Mustafa është rizgjedhur në krye të LDK-së duke hyrë si kandidat i vetëm në këto zgjedhje., ku është realizuar votim i hapur.

Vetëm 2 delegatë kanë votuar kundër tij me përjashtim të atyre që janë larguar nga salla në shenjë proteste për mosrespektim të Statutit, i cili parasheh votim të fshehtë.

Por procesi ka hasur në kundërshtinë e kandidatit të nderit Fatmir Sejdiu i cili është shprehur se nuk ka kandiduar pasi mbi delegatët ishte ushtruar presion.
 
Gjithashtu kundër procesit ka dalë edhe Vjosa Osmani e cila kishte shpallur kandidaturën, por qësipas saj nuk u lejua të jetë e tillë.
“Kam pritur që me votim të fshehtë të zgjidhen kandidatët për kryetar. Nuk më lejuan të jem kandidate. Kemi tentim antistatutor që të shkohet me vetëm një kandidat, tentimi ishte që të eliminohet çdo kandidat tjetër dhe të shkohet vetëm me Isa Mustafën. Nuk e konsideroj kryetar legjitim të LDK-së”, tha Osmani.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit