BEOGRAD - Një tetovar dyshohet të jetë personi që shokoi mbrëmë serbët në stadiumin e tyre në Beograd me valëvitjen e flamurit kuq e zi me heronjtë Ismail Qemali dhe Isa Boletini përbri hartës së Shqipërisë etnike.  

Një video që qarkullon në mediat sociale shfaq qartë personin që ka përgatitur gjithçka deri në detaje për atë skenë madhështore që tronditi serbët.
Isak Luma është shqiptari që ngriti flamurin me “Shqipërinë e Madhe” e ku shkruhej “Autoktonë” në stadiumin Partizani të Beogradit. Në një video që qarkullon në mediat sociale duket shumë qartë personi që ka përgatitur gjithçka deri në detaje për atë skenë madhështore që tronditi serbët.

isak luma me logo
(Në foto:Isak Luma me flamurin që u valëvit mbi stadiumin  e Beogradit)

Megjithatë mediat serbe edhe një ditë pas ngjarjes nuk lëvizin  nga qëndrimi i tyre "se dronin me flamur e ngriti Olsi Rama", vëllai i kryeministrit shqiptar.

Në një krahasim të fotove, asaj të marrë nga video në fjalë dhe atyre në rrjetin social Facebook të Isak Lumës ka një ngjashmëri. I riu nga Tetova e Maqedonisë, është një nga tifozët e grupit “Ballistët”. Ai është një mbështetës i zjarrtë i kombëtares dhe i njohur gjerësisht në Tetovë.

Burime të mirëinformuara për "Shqiptarja.com" thonë se i riu Isak Luma nga Tetova e Maqedonisë, është njeriu me idenë gjeniale.

Takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë  ndërpre në minutën e 42-të ndërsa përballja mes dy ekipeve nuk kishte shënuar asnjë gol, por rezultati 0-0 kaloi në plan të dytë pas dhunes qe shpertheu ne fushe. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit, që mbahet në vitin 2016 në Francë.  Gjyqtar i takimit ishte anglezi, Martin Atkinson.


isak luma me logo
(Në foto:Isak Luma me flamurin që u valëvit mbi stadiumin  e Beogradit)


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)