Ish administratori: Berisha përfitoi nga fajdet

Ish administratori: Berisha përfitoi nga fajdet
Para dy ditësh, i ftuar në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut, kryeministri Berisha deklaroi se, "me eksperiencën që kam tani, piramidat s'do të ishin lejuar kurrë. Ndiej keqardhjen më të madhe. Shqiptarët kishin të drejtë që u zemëruan me mua, sepse duhej të mbroheshin nga qeveria për këtë fenomen". Sipas Arapit, kjo është demagogji, pasi ka qenë Berisha, i cili pranoi për vite me rradhë që Partia Demokratike të financohej me paratë e shqiptarëve, të mbledhura nga piramidat.

A i "lan duart" kryeministri Berisha me deklaratën e apologjisë për katastrofën e piramidave?
Kjo është një deklaratë politike, është një prononcim që kryeministri aktual e bën një vit para zgjedhjeve. Edhe një herë tjetër më parë, në rrethana të ngjashme, është shprehur sikur i ka ardhur keq për çka ka ndodhur. Por, kur Berisha ishte president, në mungesë të Kushtetutës e të ligjit, asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij. Organizimi i firmave piramidale u bë në kohën e sundimit të tij, me lejen e tij, madje deri në fund ai u thoshtë shqiptarëve që të futnin paratë e tyre në këto firma, pasi kishin siguri totale nga shteti. Kjo, edhe pasi ndërkombëtarët ndërprenë ndihmat për Shqipërinë, pasi e panë se ai nuk po e çonte vendin drejt zhvillimit, por drejt shkatërrimit.

Pse e mbrojti deri në fund sistemin e piramidave Berisha?
Piramidat ishin financues të mëdhenj të Partisë së tij Demokratike, aq sa mund të thuhet se ishin shtyllat financiare të regjimit. Me anë të tyre, PD thithte paratë e popullit dhe financonte fushatat e saj, këto para frynin xhepat e eksponentëve kryesorë të partisë e të qeverisë të asaj kohe.

Kush e ndihmoi më shumë financiarisht PD-në?
Financuesit e saj më të mëdhenj ishin VEFA, Gjallica, Leka dhe Silva.

A kishte lidhje direkte të këtyre eksponentëve me piramidat?
Veç lidhjeve indirekte, psh motra e kreut të KLSH-së Blerim Çela ishte bashkëshortja e bosit të "Silvës", Pëllumb Shehaj.

Si e shfrytëzonin këta persona lidhjen me piramidat?
Një shembull: në vitin 1996, kur zyrtarët kryesorë e kuptuan se gjithshka do të shkërmoqej, ata bënin thirrje që të gjithë të investonin në piramidat. Të nisur nga kjo, mijëra familje shitën shtëpitë në këtë kohë, futën në to kursimet e emigrantëve. Kjo ishtë kriminale.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!