Ish-Ambasadori i OSBE-së Walker
Projekt për unifikimin e shqiptarëve

Ish-Ambasadori i OSBE-së Walker<br />Projekt për unifikimin e shqiptarëve
Ish-Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e 17-vjetorit të AAK-së, tha se ka ardhur në Kosovë aq shpesh që prej përfundimit të luftës me qëllimin e vetëm që të shoh Kosovën të ecë me hapa që të gjithë i kanë pritur që nga viti 1999.

Në ceremoninë e shënimit të 17 vjetorit të themelimit të AAK-së, Walker tha se kësaj radhe ai ka ardhur në Kosovë pasi është duke punuar me një projekt të ri për unifikimin e gjithë shqiptarëve.

“Qëllimi i këtij projekti që jam duke punuar është për të gjithë shqiptarët, në Kosovë në diasporë, në Shqipëri. Jam duke punuar në një projekt të përbashkët të unifikimit të tyre. Pra, kam ardhur këtu dhe ky projekt që kam themeluar është të bashkojë shqiptarët kudo që janë në një projekt të përbashkët. Shqiptarët në botë janë bashkuar në vitet 90 për qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës, isha bashkë me ta kur u shpall pavarësia, të gjithë shqiptarët erdhën dhe u bënë bashkë e festuan.  Tani është koha që pas pavarësisë hapi i fundit është që të gjithë ju të bëheni bashkë dhe t’i materializoni të gjitha ato që janë arritur”, tha Walker.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!