Ish banorja e BB Albania duke punuar si aktore me regjisorin e serialit ‘Gomorra’

Ish banorja e BB Albania duke punuar si aktore me regjisorin e serialit  ‘Gomorra’

Për Rike Roçin është dëgjuar jo pak të flitet në media. Bukuroshja shqiptare morri famë pasi u bë pjesë e Big Brother Albania 6.

Përmasat e saj trupore e vunë në qendër të vëmendjes. Më pas Rikja tërhoqi vëmendjen e aparatëve fotogravikë teksa bënte tifozen për Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin e Francës gjatë Europianit 2016. Mediat botërore e cilësuan si një prej tifozeve më sexy. 

Rikja tashmë i ka dhënë një hap më tej jetës së saj artistik duke u bërë pjesë e kinematografisë italiane.

“Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi ajo për “Panorama Plus”.

Edhe më parë ajo kishte postuar disa pjesë nga provat në rrjetet sociale, por vetëm më tani ka konfirmuar që është pjesë e një projekti,që nuk dihet se kur do të shohë dritën e publikimit.

1/3
G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë