TIRANE- Tre komisione të Kuvendit të Shqipërisë nisin sot shqyrtimin e projektligjit, që synon të tjetërsojë 9 hektarë në zonën e ish-minierës së qymyrgurit të Valiasit, pa asnjë lloj aktiviteti prej 20 vjetësh, në favor të një subjekti privat, me çmimin simbolik një euro dhe kohëzgjatje 99 vjet.
Nëpërmjet një investigimi gazeta “Shqiptarja.com” zbulon sot se përfituesi i kësaj kontrate dhe që do të administrojë kompleksin e ri shkollor në Valias, mbi rrënojat e minierës së vjetër, që është edhe bashkëpronar, është Sokol Bejleri.
Gazeta Shqiptarja.com publikon CV-në e shqiptaro amerikanit nga inxhinier nafte në Marinëz në vitet e para të demokracisë, përgjegjës të këtij sektori deri në postin e Drejtorit të Përgjithshëm, kandidimin e tij në vitin 1996 në postin e deputetit të PD në Kuvend. Më pas në trazirat e 1997 u largua nga Shqipëria për tu vendosur në SHBA. Aktualisht ka 1 mln lekë kapital, shkollë në Pakistan
Shkrimin e plotë të gazetarit Genc Kondi, mbi kontraten, dhe detajet se kush eshte Sokol Bejleri mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com LEXO INVESTIGIMIN E PLOTE
/Shqiptarja.com