Ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula e drejton gishtin nga lista Basha duke e fajësuar për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Ai shprehet se lista në qarkun e Elbasanit ishte shkaku kryesor që e çoi PD drejt humbjes së thellë.
 
Lista ishte një ndër shkaqet kryesore në qarkun e Elbasanit që çuan në humbjen e PD-së. Lista e PD la shumë për të dëshiruar.
 
Nëse ne nuk bëjmë një analizë të hollësishme të kësaj humbje, analizë që ne nuk e bëmë në 2013, PD do të ketë sërish probleme.
 
Nëse në PD nuk zhduken servilët, njerëzit e pështirë nuk ka për të bërë hajër PD.
 
Duhen njerëz të drejtpërdrejtë, ndryshe PD nuk mund të vazhdojë më kështu
” tha Sula per Vizion Plus.

dy.b/shqiptarja.com