Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi  do të padisë Bujar Nishanin lidhur me deklaratat e këtij të fundit se ka qenë  bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Gurakuqi shkruan se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Nishanit, ndërsa shprehet se është kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017,para marrjes se mandatit, me nismën time dhe se është vërtetuar se nuk ka ansjë lidhje me ish sigurimin e shtetit.

"Pas një deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me përgjegjësi para opinionit publik, se te dhënat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bëjnë as me mua dhe as me familjen time. I kërkoj publikisht Autoritetit  për Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jap opinionin e vet përkufizues, brenda parashikimeve te ligjit, mbi dy dosjet e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017,para marrjes se mandatit, me nismën time.

Personazhet, oficeret,  te dhënat nuk kane te bëjnë me mua dhe me asnje anetare te familjes sime.

Nen përgjegjësi publike deklaroj se as unë dhe asnjë anëtarë i familjes sime, nuk ka qene kurrë as bashkëpunëtore i Sigurimit dhe anëtar i PPSH.

Problemi është se këtë shpifje shantazhuese e bën një person qe ende nuk ka shkuar vete për te bere kërkesë para Autoritetit.

Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit. Shpifesi do te mbaje përgjegjësi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojnë se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene!

Kjo sa për fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhëtim", shkruan Gurakuqi.

Vërtetim nga Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit