Shqiptarët vendosin në vend të parë për lajmet e videot Shqiptarja.com dhe Report TV në Facebook dhe Youtube

Lajmet e Shqiptarja.com dhe të Report Tv janë më të ndjekur, me të komentuarat e që shkaktojnë ndërveprim me të lartë të teleshikuesve dhe lexuesve në mbarë hapësirat shqipfolëse në botë.  Sipas shoqërisë Terra Data Analytics, një shoqëri shumë e vëmendshme dhe aktive sa i takon kërkime marketigu dhe analizat ndërveprimit në mediat sociale, që nga janari e deri më sot Shqiptarja.com mban vendin e parë në kategorinë “lajme” në Facebook sa i takon komenteve dhe ndërveprimeve.

Një shifër shumë e rëndësishme dhe shumë domethënëse ka të bëjë me shikueshmërinë në Youtube sa i përket videove të lajmeve. Nga periudha 1 janar deri në 29 prill Report Tv ka pasur 6.3 milionë shikues, me një diferencë shumë të madhe nga vendi i dytë me 3.8 milionë shikime.    


Të njëjtin pozicion në vendin e parë, Shqiptarja.com dhe Report Tv e kanë mbajtur edhe në ditët e nxehta të fushatës zgjedhore dhe në veçanti në datat  25 dhe 26 prill deri në shfaqjen e rezultateve përfundimtare dhe mediat tona e kane ndjekur në kohë reale edhe nëpërmjet risive teknologjike të DeWall, për herë të parë një sistem me touch screen me analiza të detajuara dhe projeksione e parashikime të realizuara nga kompania Dev. Grupi mediatik Shqiptarja.com dhe Report TV vazhdojnë të tërheqin interesin e lexuesve dhe teleshikuesve duke mbajtur majat e renditjes në krahasim me mediat e shumta në gjuhën shqipe. 

Duke krijuar që në 2011 një redaksi rinore dhe profesionale njëkohësisht, Shqiptarja.com dhe Report Tv nën drejtimin e gazetarit të mirënjohur Carlo Bollino, është veçanërisht e përkushtuar edhe në mediat sociale, duke vlerësuar maksimalisht lehtësinë e shpërndarjes së informacioneve të drejta dhe të vërteta përmes rrjeteve që arrijnë me lehtësi lexuesit dhe teleshikuesit.

Roli i informacionit, falë edhe mbështetjes dhe teknologjisë moderne, është mënyra më e mirë për t’i shërbyer shqiptarëve në mbarë botën, të etur për të mësuar minutë pas minute zhvillimet në Shqipëri.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento

Komente

  • Baca: 01/05/2021 15:56

    Me Carlon ne krye as nuk diskutoheni. Ai eshte Ronaldo e gazetarise

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/05/2021 12:23

    Para disa ditesh,kur sulmohet i nderuari Carlo Bollino ne nje shkrim ,ne komentin tim te papublikuar ,ka shkruar :karlo bollino eshte nga analistet me objektive te shtypit shqiptar.Nga z.Bollino dhe Mero baze ke cfare meson ,ne analizat e tyre gojen vazhdimisht ate qe mendon ti vete.Ne vleresimin tim ,gazetat me objektive ne pasqyrim dhe analize jane shqiptarja.com,tema,sot dhe dite.te tjerat ,kush me shume che kush me pak jane kazaninfo.Nder masmediat tv me te mirat jane Report tv,nevs 24 me vajtjen e sokol balles.te tjerat jane kazanprost

    Përgjigju
  • Leli.: 30/04/2021 19:52

    Bravo shqipetaria. Com jeni me te mire. Me te saktet. Me te shpejt et. Nuk ju ndahemi.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Gazetari i familjes Berisha sulmon Bashën për dosjen 'Toyota Yaris': Ke 8 thirrje nga prokuroria belge, pse nuk shkon të dëshmosh? Je gjobëvënës