Deputeti aktual Gjovalin Kadeli, i cili vetëm një javë më parë deklaroi publikisht dorëheqjen nga grupit parlamentar i PS dhe nga vetë PS do të jetë kandidat për deputet në qarkun e Lezhës, tashmë në listën e PD.
Lajmi është konfirmuar nga burime brenda PD të cilat konfirmojnë Gjovalin Kadeli do të jetë i dyti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, duke pasuar prefektin actual Pal Dajçi ose anëtarin e kryesisë së PD, Edi Paloka nëse ky i fundit nuk tërhiqet në Tiranë për të qënë pjesë e listave të të PD qarkut të Tiranës.
Ndërkohë që në një komunikim telefonik me deputetin aktual Kadeli, na është refuzuar mundësia e një kandidimi të tillë, megjithëse ditë më parë ai ishte shprehur se mbetet i hapur për të gjitha partitë në mënyrë që të kandidojë në këtë qark ku ka qënë deputet për katër vite me radhë, me ngjyrat e PS.
Pritet që emri i tij në listat e PD të zbardhet këto ditë, ndërkohë që burimet e sigurta nga PD në Tiranë por dhe nga dega e PD në Lezhë saktësojnë se tashmë është e mbyllur që Kadeli do të kandidojë në listën preferenciale të PD, i dyti në listë. Deputeti Kadeli u larguar nga PS për shkak se përplasjeve me Ramën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com