Ish-deputetja e PD falenderon
Ramën për pensionin e të afërmit

Ish-deputetja e PD falenderon<br />Ramën për pensionin e të afërmit
Ish- deputetja e PD, Lajla Përnaska ka falenderuar kryeministrin Rama nëpërmjet një statusi Facebook për pensionin e posaçëm  që qeveria i ka akorduar të afërmit të saj saj Ilir Përnaskës.

Kryeministri Rama ka deklaruar dje se qeveria ka vendosur t'u japë pension të posaçëm rreth 12 figura të shquara të artit, sportit dhe fushave të tjera me motivacionin e ky pension vjen si shenjë mirënjohje për atë që këto figura kanë dhënë për Shqipërinë. 

Statusi i deputetes

Mjeshtri i Futbollit Shqiptar, Ilir PERNASKA, vlerësohet duke i akorduar Pension të Posaçëm Qeveria Shqiptare.
 
Në emrin e tij Personal dhe Familjes Përnaska, përcillen falenderime të sinqerta:
 
– Për sportdashesit dhe mbështetësit e Likës në të gjithë karrierën e tij futbollistike;
 
– Për Akordimin e Titullit ” Mjeshtër i Madh ” me 2011, nga Presidenti Topi.
 
– Për Akordimin e Pensionit të Posacëm nga Qeveria e Z. Rama.
 
Vlerat më të mëdha të një Shoqërie, mbarten në punën, mundin, djersën, përkushtimin e talenteve të saj!

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship