Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka akuzuar kryeministrin Rama se ka përjashtuar mjekët e spitali Shkodër dhe të qendrave shëndetësore nga shpërblimi. Ulqinaku tha se këta mjekë kanë kontrolluar 600 shtetas në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit vetëm 3 javët e fundit.
Ajo u bën thirrje deputetëve shkodranë të PS të kërkojnë nga Edi Rama, që një herë të vetme Shkodra të trajtohet njëlloj si qytetet e tjera të vendit.
Deklarata e plotë
Edhe në këto ditë të zeza, Edi Rama nuk harron të shfryjë urrejtje mbi Shkodrën e shkodranët.
Njësoj siç është përjashtuar nga çdo fond qyteti që në 2013, sot në ditët e Pandemisë përjashtohen mjekët e Spitalit të Shkodrës dhe të Qendrave Shëndetësore, nga shpërblimi.
Janë mjekët dhe infermierët e Shkodrës, heronjtë që po mbrojnë qytetarët, në këto ditë të vështira.
Edi Rama nuk mund ta dijë nga bunkeri i Surrelit, se 600 shtetas janë kontrolluar nga ky personel mjekësor, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit vetëm 3 javët e fundit.
Shkodrën, Edi Rama e diskriminon duke:
- e lënë totalisht pa kite testimi të COVID-19,
- e lënë pa furnizim me maska, doreza e veshje specifike për stafin mjekësor,
- veçuar nga shpërblimi vetëm personelin për Qarkun tonë;
gjë që tregon arrogancë ndaj qytetit ngaqë nuk iu nënshtrua kurrë as atij e as sojit të tij.
I bëj thirrje Deputetëve shkodranë të PS, të cilët dihet që nuk e kanë prioritet qytetin e lindjes, por të paktën në këto ditë të vështira, të kërkojnë nga Edi Rama; që një herë të vetme Shkodra të trajtohet njëlloj si qytetet e tjera të vendit.
Mos lejoni diskriminimin e stafit mjekësor të Qarkut Shkodër!
Jemi ne që duam të jetojmë të shëndetshëm në këtë qytet dhe mjekët janë heronjtë që na gjenden pranë në çdo moment të vështirë për jetën, prandaj duhet respekt maksimal ndaj tyre e sidomos në këto ditë që ndodhen në vijë të parë të betejës me virusin.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
Keta te PD paskan qen kokrrat e kurvave nuk shikojne te bashkepunojne me qeverine te shpetojne jeten e njerezve po e kane hallin te pushteti ata robt ku ti keni o plerat e ketij vendi mos i nxirni me ne tv keta legena se jane turp i vendit
PërgjigjuKeto baxhellst e dalin si llapaqene eju erren syte nga bendosmeri e qeverrid per perballimin e situates
Përgjigju