Ish-deputetja:Kulmi i dështimit të
lumturohesh se Nexhmijen e hëngri mortja

Ish-deputetja:Kulmi i dështimit të<br />lumturohesh se Nexhmijen e hëngri mortja<br>
Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka komentuar ngjarjet e fundit politike, si dhe lajmin e rremë për vdekjen e Nexhmije Hoxhës.

Në ‘Facebook’, Doda shkruan se është kulmi i dështimit të lumturohesh se kujton që në vitin 2017 Nexhmijen e hëngri mortja, ndërsa Gramozin e ke kryetar parlamenti e do drejtojë ky mortja tjetër reformën në drejtësi.

Më tej, ajo shton se për herë të parë në historinë politike Sali Berisha guxon të preket me forcë e të dhunohet nga garda, ndërsa deputetët e opozitës i përjashton, i fut e i nxjerr Gramozi nga parlamenti si lepuj.

“Kulmi i deshtimit... Te lumturohesh se kujton qe ne 2017 Nexhmijen e hengri mortja... ndersa Gramozin e ke kryetar parlamenti e do drejtoje ky mortja tjeter reformen ne drejtesi.. P.S ... ne nderkohe per here te pare ne historine politike Sali Berisha guxon te preket me force e te dhunohet nga garda, ndersa deputetet e opozites i perjashton, i fut e i mxjerr Gramozi nga parlamenti si lepuj, vajzat e reja deputete e meritojne edhe ndonje shuplake nga koleget kur nuk sillen mire.. e kjo s’kish bere vaki as ne ‘90... por opozita eshte e lumtur se ja ngriu buzeqeshjen kryehajvanit...”, shkruan Doda. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar