Më kanë shkarkuar për një arsye kot se kërkova amnistinë për dy gra të moshuara. Në një reagim për Report Tv, ish-drejtoresha Jakaj ka deklaruar se është shkarkuar për motivacion kot, pasi ka kërkuar aministrinë për dy gra të moshuara.
"Më shkarkuan me motivacion kot, Kërkova amnisti për 2 gra të moshuara", tha Jakaj.
Ajo ka njoftuar largimin e saj nga kjo detyrë pak ditë më parë, përmes një statusi në “Facebook”, ku akuzon qeverinë se qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme vazhdmiësinë e saj në këtë detyrë.
Postimi i plotë i Jakaj
Te dashur miq: Si per ironi te fatit me daten 10.eshte emrimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut te grave, sot dorezova detyren ne formen me qytetare e te civilizuar.
Qeveria aktuale nuk e pa te arsyeshme vazhdimesine time ne kete detyre. Gjate 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me perpikmeri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do reshte se foluri dje, sot, neser e pergjithnje ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.
Per mua nuk ka punonjes dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bejne drejtuesit kur ata nuk drejtojne me parime dhe shembuj konkret, une ia dola dhe po ik me koken lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre. Mirenjohje per gjithe ata qe me besuan e mbeshteten.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com










