Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Roland Kongoli shkruan se Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu, dy figura të rëndësishme në PD, sot kritikë të njëri- tjetrit, janë shumë të ndryshëm.
Ai sqaron se lideri i opozitës dhe deputetja e PD kanë qenë në klasa paralele, ku sipas tij, Bregu ishte një vajzë me shumë botë, e ndërsa Basha një njeri shumë egoist.
Reagimin, Kongoli e mbyll duke shkruar “konkluzionet nxirini vete”. Statusi i Kongolit, vjen pak ditë pas publikimit të listave të PD, ku Basha zgjodhi të lërë jashte emra që kanë dhënë një kontribut shumë të madh në Partinë Demokratike.
Statusi i plotë
Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana (për Edit Harxhin).
Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise, nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha.
Mua si ish- drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma.
Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele, e cila per mua ishte nje vajze me bote, ndersa Luli shume egoist.
Konkluzionet nxirini vete.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
