Ish-drejtuesi i Parmës, Atalantës
e Udineses merr frenat e Partizanit

Ish-drejtuesi i Parmës, Atalantës<br />e Udineses merr frenat e Partizanit
Partizani ka arritur marrëveshjen me Antonello Preitin, i cili do të jetë në detyrën e drejtorit sportiv i 15-të herë kampionëve të vendit.
 
Preiti do ti bashkohet skuadrës, në datën 10 Gusht në Itali për të nisur zyrtarisht bashkëpunimin me Partizanin.
 
Përgjatë karrierës së tij 20 vjeçare si drejtues profesionist, Preiti ka qenë pjesë e mjaft klubeve të njohur në Itali, ku veçohen Atalanta, Venecia, Mesina, Udineze dhe Parma.
 
Prezantimi i Drejtorit Sportiv Preiti, do të bëhet në ditët e para të muajit shtator, pasi skuadra të rikthehet në Tiranë.

Kështu këshilltari i Demit, Moxhi ka filluar italianizimin e Partizanit, pasi përpos Antonello Preitit, ekipi i kuq ka edhe trajnerin italian, luliano. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Xhixho: Projektbuxheti 2025, jo në shërbim të qytetarëve

Xhixho: Projektbuxheti 2025, jo në shërbim të qytetarëve