TIRANË- Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal,  që trazoi Tiranën, Alison Guerrero, pranon se është paguar për intervistën kundër kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat në Shqipëri. Në disa postime në rrjetin social tëitter, Guerrero ka pranuar se ka marrë para për intervistën e dhënë në ‘Euronews Albanian”, për shkak se është keq ekonomikisht, madje thotë se është e hapur kundrejt çdo medieje që do të bëjë intervistë, sigurisht që në këmbim të paguhet.

Nisur nga fakti që bëhet fjalë për një intervistë të paguar, kjo shton dyshimet se sa të vërteta janë ato që ka thënë.

“Që të jemi të qartë, unë thjesht pranova të jap një intervistë në Shqipëri sepse media atje paguan, në SHBA s’paguan! Jam deri në “fyt” me faturat mjekësore, ligjore e të përditshme që do të thotë se nëse më paguajnë, do jap intervista, kjo sepse jam e dëshpëruar për para në këto momente. ... Mu deshën vite të shlyeja operacionet dhe faturat e kurimit që bëra për mastektominë time të dyfishtë dhe aktualisht jam në rehabilitimin e djegieve të shkallës së tretë që për mua është shumë stresuese dhe e kushtueshme. Përtej këtyre, jam ende me qira. Më duhet të fitoj sado që të mundem dhe thjesht ta ngre kokë nga ana financiare. Pra, nëse ka ndonjë anëtar të medias që është duke e lexuar këtë në këto momente, as të mos të guxojë të përpiqet pa më paguar sepse s’kam kohë për të humbur për të punuar që të paguaj faturat e majme që më vijë.”-shkroi ajo në Tëitter. 

Në intervistën që, ish e dashura e McGonigal ka dhënë për mediat në Shqipëri, tregon se ish zyrtari i lartë i FBI-së ka qenë mik shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama e që flisnin shpesh në telefon, e ndërsa tha se nuk e njihte Agron Nezën. 

"Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte", tha Guerrero në intervistë. 

Allison Guerriero është ish e dashura e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, me të cilin kishte një lidhje paralele gjatë kohës që ishte i martuar. Ka qenë ajo, e dashura e cila ka sinjalizuar FBI-në që të niste hetimet për McGonigal, për shkak të dyshimeve që kishte pasur që nga momenti kur në shtëpi i kishte gjetur një çantë me shuma të mëdha parash, për të cilat ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i kishte thënë se i kishte fituar nga një bast.

Postimi i plotë i Alison Guerrero në anglisht