Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: Unë e njoftova FBI-në për miqësinë që kishte me Ramën në Shqipëri! I gjeta në shtëpi çantë me para

TIRANË- Charles McGonigal kishte një lidhje jashtë martesore, pa e ditur se ky raport do i kushtonte shumë! Duket se qenë Allison Guerriero, e dashura e cila ka sinjalizuar FBI-në që të niste hetimet për McGonigal, për shkak të dyshimeve që kishte pasur që nga momenti kur në shtëpi i kishte gjetur një çantë me shuma të mëdha parash, për të cilat ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i kishte thënë se i kishte fituar nga një bast.

Allison Guerriero është rrëfyer për Business Insider duke i treguar për një e mail që ajo i kishte dërguar kreut të FBI-së në Nju Jork William Sweeney ku shkruante “Hetoni lidhjet jashtë martesore të McGonigal dhe vizitat e tij në Shqipëri, pasi ka krijuar miqësi me kryeministrin shqiptar”.

Guerriero thotë se këtë e bëri pasi zbuloi se McGonigal kishte fshehur se kishte qenë i martuar.

“U trondita. Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, tha ajo.

Guerriero i tregoi Insajderit se e kishte fshirë e-mailin, e ndërsa theksojnë se nuk e kanë të konfirmuar se ky njoftim i ka shkuar Sweeney. Ajo vijon më tej dukethënë se në nëntor 2021, 2 agjentë të FBI u shfaqen në derë dhe i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku u pyet për raportin mes tyre, por media e huaj nuk e specifikon se çfarë u tha Guerriero atyre.

Ajo vijoi rrëfimin e saj duke kujtuar një mëngjes, në tetor 2017. Allison Guerriero tregoi se vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn, një çantë plot me para. Atje, pranë këpucëve të tij, ishte një qese që japin dyqanet e pijeve dhe brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha.

“Nga dreqin vjen kjo?” pyeti ajo.

“Oh, të  kujtohet ajo loja e bejsbollit?” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero.

“Vura një bast dhe fitova”.

Nuk dihet nëse këto para janë ato për të cilat flitet se i ka marrë nga biznesmeni shqiptar, ish agjenti i Inteligjencës Shqiptare, Agron Neza.

Ajo kujton se McGonigal dikur i dha një kartëmonedhë prej 100 dollarësh një lypësi në rrugë. “Unë jam pak më mirë se ai. Mund të kursej njëqind dollarë,” kujton Guerriero të ketë thënë McGonigal.  Ajo ditë tetori nuk ishte e vetmja herë që Guerriero kujton se McGonigal mbante sasi të mëdha parash.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Allison Guerriero

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 27/01/2023 23:04

    Dmth kete e kan gjet keta te pd i kan fhen lek dhe i kan then ik ke fbi te heqim ramen se dali shpellari dhe ilir plehra me keto pun meren ,e cfar pastaj se ska ligj te te denoj po e ka bo sali kurva shpellari.

    Përgjigju
  • ermal: 27/01/2023 20:57

    Dmth. un nuk e kuptoj kete SKAPIN qe gjasme e quajn drejtesia e re (praktikisht identik me drejtesin e vjeter) ne nje rast te ngjashem ne nje vend vertete demokratik ku triumfon ligji dhe e drejta, kryeministri dhe cdokush tjeter do kishte perfundu brenda 24 oresh ne kokerr te burgut per shume akuza ne rastin konkret, nese i bazohemi gjithmone parimit "te gjithe te barabarte perpara ligjit". po ktu ska as ligj as shtet as media ska as njerez tashme se te gjithe po zgjedhin te ikin nga ky vend i poshter.

    Përgjigju
    • ermal: 28/01/2023 00:30

      Kdo, ne qoft se un dhe shoku im bojm allashverish te perbashket patjeter qe te dy duhet me shku mas hekrave qe te dy. njoni qe e dha dhe tjetri qe e mori denohen njesoj... aqmeteper qe esht histori rublash ;)

    • Kdo: 27/01/2023 21:32

      Pse me ermal ca ka bo ai per te perfundu mrena. Po me kap nei shokun tat me e fut mrena ateher duhet me tkap e dhe ty apo jo?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive