TIRANE - Që prej mbrëmjes së të shtunës banorët e zonës së ish fushës së aviacionit në Tiranë ndodhen në errësirë. Shkak i ndërprerjes mësohet se është bërë vjedhja e kabullit të energjisë elektrike në kabinë.

Banorët e 10 pallateve tanimë presin riparimin e defektit ndërsa pohojnë se paguajnë rregullisht energjinë elektrike.

Banorët e zonës rrëfejnë se nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, madje këtë herë janë djegur edhe shumë pajisje elektro-shtëpiake.

(gh/Shqiptarja.com)