Ish-këshilltarja e Arben Imamit:
PD ngjan me një shoqatë

Ish-këshilltarja e Arben Imamit:<br />PD ngjan me një shoqatë
TIRANE- Ish-këshilltarja e ish-ministrit Arben Imami aktiviste në degën e PD Durrës denoncon mënyrën se si po zhvillohen zgjedhjet.

“Shumë nga ata servilë që i rrinë afër kryetarit mund ta përdorin këtë që do them sikur jam armik i PD kur në fakt duhet ta vlerësojnë e nëse munden të përmirësojnë procedurat, sepse PD si një forcë ku unë kam besuar dhe kontribuar kaq shumë, sot nuk i ngjan as një shoqate të rëndomtë”, shkruan në facebook Lorisa Ylli.

Sipas saj, përpos të gjithë pakënaqësive që mund të ketë kreu me persona të veçantë, kurrsesi nuk mund të degradojë situata që procedurat për të aplikuar të zhvillohen në lokalin e lagjes nga një person i vetëshpallur kryetar pse dhe i deleguari i kryetarit ka dalë jashtë loje.

“PD ka administratë, ka zyra. Me këtë arrogancë kjo parti po degradon gjithmonë e më shumë. Zhgënjimi më i madh i demokratëve nuk është 23 qershori por ajo që erdhi pas 23 qershorit. Akoma mendoj që ka njerëz si unë që mendojnë që PD s’është parti komuniste e ka nevojë për mendimin e lirë madje dhe ta vlerësojë. Sigurisht që kryetari ka të drejtë të ketë preferencat e veta po jo duke shkelur mbi gjithçka”, thotë ish-këshilltarja e Imamit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë