Gjyqtarja afrikanojugore, Thokozile Masipa, dënoi sot ish-kampionin paralimpik Oscar Pistorius me pesë vite burg për vrasjen e të fejuarës së tij, Reeva Steekamp me katër plumba në shkurt të vitit 2013.
Ish-kampioni u dërgua menjëherë, pasi përfundoi audienca, në një qeli të pallatit të drejtësisë, nga ku ai do të transferohet drejtpërdrejtë në burg.
"I akuzuari u dënua me një dënim maksimal prej pesë vitesh burg", deklaroi gjyqtarja, e cila në shtator e njohu si të fajshëm për vrasje të pavullnetshme.
Magjistratja arriti në këtë përfundim pasi morri parasysh peshën e fajit, por edhe personalitetin dhe handikapin e të akuzuarit. "Mos dënimi me burgim do të jepte një mesazh negativ për shoqërinë, por nga ana tjetër një dënim me burgim afat gjatë nuk ishte aspak i përshtatshëm", tha ajo në përfundim të vendimit.
Pistorus goditi me katër plumba në lartësi njeriu drejt derës së mbyllur të tualetit, dhe gjithë kohën ka theksuar se kishte menduar se kishte qëlluar drejt një hajduti që kishte hyrë në shtëpinë e tij në mes të natës.
ATSH
/Shqiptarja.com