Ish-këshilltari i Berishës sulmon
Bregun: U pasurove për 7 breza

Ish-këshilltari i Berishës sulmon<br />Bregun: U pasurove për 7 breza
Deputetja e PD­-së, Majlinda Bregu reagoi dje pas një reportazhi të transmetuar në media për fshatin Polis­-Sheh të Librazhdit, ku vajzat po martohen në moshë të mitur, duke thënë se ky fenomen ndosha ka lidhje edhe me fenë islame.

Për Grid Rrojin, ish-këshilltarin për mediat të ish-kryeministrit, Sali Berisha, lidhja që Bregu i bën fenomenit me fenë islame është i papranueshëm.

Është dhe kjo arsyeja pse ish-Drejtuesi i Departamentit të Informacionit të Këshillit të Ministrave ka shpërthyer në akuza mjaft të ashpra ndaj deputetes së PD-së.

“Një deputetë e Kuvendit që ka qenë ministreshë e PD-së dhe ka shitur dëngla me okë, e cila është pasuruar për shtatë breza dhe ka një dosje të madhe në qarqe të caktuara që i dinë të gjitha, një që lëviz me ‘makine të lirë’ Xhaguar, një që në jetën e vet publike ka gjynahe sa për 9 rrathë ferri….paskërka nxitur urrejtjen fetare duke njësuar një problem shoqëror me një fe të caktuar. Zonja në fjalë nuk e ka nga padija se është doktoreshë shkencash në sociologji, shkenca që studion organizimin e shoqërisë. Atëherë me rregull treshi i bie që e ka nga urrejtja për shqiptarët” – shkruan Grid Rroji në rrjetet sociale.

grid rroji
(Postimi i Grid Rrojit në Facebook)

Postimi i Bregut dje:
Nisur nga shqetësimi i mësuesve të fshatit se vajzat e mitura po braktisnin shkollën për tu lidhur në martesë nga prindërit në moshën 12­14 vjeçare. Nuk e njoh zonen, por dëshmia e shqetësimi i mësuesve më ngjau si këmbanë që nuk bie vetëm aty. Nuk di dhe as mund të interpretoj Kur’anin dhe Hadithet e tij, por di se as në të drejtën islame nuk lejohen martesa pa pëlqimin e palëve. Por nëse ajo që ndodh në Polis­Sheh nuk është rast i shkëputur siç kam frikë, në alarm duhet të vihemi të gjithë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës