Ish këshilltari i Trump zbulon takimin me Tony Blair për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës: Më tha se kishte liderë që mund ta bënin

Ish këshilltari i Trump zbulon takimin me Tony Blair për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës: Më tha se kishte liderë që mund ta bënin

John Bolton, ish këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare në SHBA

John Bolton, ish këshilltari i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare gjatë kohës që ky i fundit ishte president i SHBA-ve, ka folur mbi shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Në një intervistë për mediat e huaja, ai deklaroi se më herët, ka pasur bisedime për një marrëveshje të tillë mes dy vendeve. Bolton tha se ish kryeministri britanik, Tony Blair e kishte takuar për t’i folur mbi këtë ide por nuk u zhvillua më tej për shkak se politikisht nuk u pranua në të dy vendet.

“Nuk e sugjerova këtë unë, po flisnin për këtë. Por u vërtetua politikisht e pamundur në Kosovë, e më pas edhe në Serbi. Tony Blair erdhi më vizitoi rreth kësaj ideje, dhe më tha se kemi liderë që mund ta bëjnë këtë”-ka thënë Bolton.

Mes të tjerash Bolton, ka treguar edhe një bisedë që kishte pasur me sekretarin e atëhershëm të Shtetit, rreth kësaj çështje.

“Sekretari i shtetit atë kohë tha se nuk mund të duam paqën më shumë se palët, nuk mund të inponojmë zgjidhje, por nëse e arrijnë, ne duhet ta përkrahim. Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja për shkëmbim të territoreve, por çelësi ka qenë që dy shtetet të pajtoheshin pa u imponuar nga dikush tjetër”- ka thënë ai.

Në fund, rreth kësaj çështje, ai konfirmoi se pavarësisht se kjo ide nuk ishte përkrahur nga Bashkimi Europian, Bolton personalisht mendon se do të ishte një marrëveshje e drejtë.

“Nëse palët do ta bënin, evropianët nuk e përkrahën, unë kisha thënë se do ta perkrahnim dhe ende mendoj që është e drejtë.” – ka deklaruar Bolton.

Kujtojmë se vetë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell në 2020-ën e pranoi se kishte pasur një propozim për shkembim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por ai u shpreh kundër kësaj ideje.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot