TIRANE - “Privatizimi i 33 mijë metra katrorë tokë në Tiranë, pjesë e së cilës ndodhet edhe ish kompleksi sportiv "Partizani", ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ja ka shitur dhëndrit të kryeministrit Sali Berisha”. Ka qenë ky denoncimi i radhës i deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla paraditen e sotme, i cili në një konferencë për mediat ka bërë publike të tjera të dhëna rreth kësaj çështje.
Sipas tij, privatizimi është kryer në mënyrë ilegale dhe me një shumë të papërfillshme për vetëm 100 milion lekë të vjetra. “Kompleksin sportiv Partizani, 33.000 metër katrorë, mu në qendër të Tiranës e ka privatizuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, bashkëshorti i Argita Berishës. Janë 81 komplekse sportive në të gjithë Shqipërinë me pronarë, i vetmi kompleks sportiv i privatizuar dhe i ndryshuar tërësisht destinacioni është kompleksi i privatizuar nga dhëndri i Kryeministrit”, -shprehet Balla.
Ai i ka kërkuar kryeministrit të vendit, si dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami të japë llogari për këto fakte, pasi sipas tij kjo është një pronë shtetërore prej 72 vitesh.
(sf/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com