Ish-kreu i Hipotekës Ilirjan Muho 
dëshmitar në gjyqin e Shullazit

Ish-kreu i Hipotekave Ilirjan Muho do të dëshmojë në procesin ndaj Emiliano Shullazit i akuzuar nga Ylvi Beqaj për kërcënim e gjobvënie.

Prania e Muhos si dëshmitar në këtë proces u kërkua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila sqaroi se kërkon dëshminë e Muhos për të hedhur dritë mbi pretendimet e Ylvi Beqajt se ka takuar Muhon sëbashku me Emiliano Shullazin dhe kanë diskutuar për regjistrimin e ish hotel Vollgës si pronë.

Ndërkohë gjykata pranoi që në këtë proces që do të rinis më 12 shtator të dëshmojnë shtetasit Elvis Martini, Besnik Musai, Romeo Tarja, Luan Leka, Fejzi Kodra, Luljeta Kodra si dhe Merita Qato.

Gjatë seancës të kësaj të marte u dëgjuan deh dëshmitë e të njohurve si tregtarët që akuzojnë Ylvi Beqajn për mijëra euro borxhe të pakthyera.

Mes tyre ishte dhe Sali Cangu i cili i qëndroi në gjykatë deklarimeve të mëparshme se Ylvi Beqajt i ka dhënë 150 mijë euro por ai jo që s'ja ka kthyer por i ka fikur telefonin duke e future në konflikt dhe me bashkëfshatarët e tij.

Yllvi Beqajt i kam dhënë 150 mijë euro me kontratë noteriale, veç kësaj e kam prezantuar dhe me disa bashkëfshatarë të mi që po ashtu janë mashtruar nga Vili dhe sot ata më trokasin në derë e kërkojnë paratë", u shpreh Canga para gjykatës në dëshminë e tij.

Ndërsa i pranishëm në këtë seancë vetë Emiliano Shullazi kërkoi që gjykata të ripyes Sali Cangun dhe Ylvi Beqajn në këtë proces për të hedhur dritë mbi të vërtetën e borxheve që Beqaj i ka Cangut.

Ndërkohë gjykata pranoi dhe kërkesën për të kontrolluar lëvizjet në llogarit bankare të Ylvi Beqajt për të parë se cilat janë transaksionet pasi në deklarime ai është shprehur se Gilmando Danit dhe Endrit Zelës i ka dhënë disa herë çeqe me para.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)