Ish-kreu i Prokurimeve Publike në Min.
e Brendshme kërkon lekët e burgut

Ish-kreu i Prokurimeve Publike në Min.<br />e Brendshme kërkon lekët e burgut
TIRANE- Bujar Murati ish-drejtori i Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme i arrestuar për tenderin 1.7 miliard lekë të uniformave të Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, ku kërkon dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg. Të njëjtën kërkesë për ditët e qëndrimit në burg, ka bërë në sekretarinë gjyqësore dhe Panajot Dhiamandi, njeriu që është dënuar me 7 vjet burg për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”, akuzë e cila më pas është pushuar nga një kolegj penal i Gjykatës së Lartë.

Siç mësohet nga gjykata e Tiranës, Bujar Murati ka depozituar padinë e tij civile në datën 13 janar dhe se ajo mban numrin 7286, ndërkohë që shorti elektronik ka zgjedhur gjyqtarin Arben Kostandinin për shqyrtimin e çështjes civile. Në këtë padi Murati dhe Panajot Dhiamanti, kanë paditur Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit Tiranë, ku kërkojnë të kompesojnë paditësat për burgim të padrejtë. Murati është arrestuar në 22 dhjetor 2009 me urdhër të njësisë hetimore Task-Forcë. Sipas akuzës, katër tregtarët Artan Berberi, Jani Gjergjefi, Agur Sadiku dhe Ilir Sulo kanë paguar 125 mijë euro tre zyrtarët shtetërorë: Bujar Murati, me detyrë ish-drejtor tashmë i Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, shtetasi Tahir Imami, me detyrë ish-shef i Prokurimeve në Gardën e Republikës, si dhe Redi Popesku, me detyrë specialist në Ministrinë e Integrimit, që luante rolin e ndërmjetësuesit.

Për paracaktimin e fituesit të tenderit me objekt “Blerje uniforma, veshmbathje dhe elementë të tjerë përbërës të tyre”, me fond limit rreth 1.7 miliard lekë të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, duke përfituar 10 për qind të shumës së vlerës totale të tenderit. Tashmë të gjithë të akuzuarit janë lënë të lirë nga gjykatat shqiptare. Ndërkohë Panajot Dhiamandi është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për trafikun e heroinës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.


Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërheqja e Presidentit Biden nga gara, shkakton konfuzion lidhur me sfidat globale

Tërheqja e Presidentit Biden nga gara, shkakton konfuzion lidhur me sfidat globale