Ish-kryebashkiaku i Dibrës
Shukri Xhelili ​lirohet nga burgu

Ish-kryebashkiaku i Dibrës<br />Shukri Xhelili ​lirohet nga burgu
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është liruar nga burgu, pasi përfundoi dënimin me 1.8 vite burg, llogaritur edhe paraburgimi.
 
Xhelili u përfshi në një skandal me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të punës, ndërsa u arrestua në datë 16 Maj 2016.
 
Xhelili u dënua fillimisht me akuzën e korrupsionit por apeli i krimeve e ndryshoi akuzën dhe ulur dënimin nga 2.6 vite në 1.8 vite burg.
 
Apeli vendosi që Xhelili të mos akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por me akuzën “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë.
 
Por, Xhelili nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën e ngritur duke kërkuar që videoja e skandalit të shpallet e pavlefshme dhe të mos merret si provë.
 
Ndërkohë që Xhelilit iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Ai e përfundoi dënimin në burgun e Durrësit në datë 8 Qershor. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot