Ndryshe nga mendimi i shumicës së ekspertëve të huaj dhe shqiptarë, ish-kryeministri Berisha ka bërë dikur një fushatë për të futur në përdorimin euron, duke hequr fare lekun nga qarkullimi. Më 18 shtator 2009, ai deklaroi, në një takim me bankierë, se “monedha evropiane mbetet një destinacion pa kthim i ekonomisë shqiptare. Unë mendoj se shpejt do të jetë dita kur ne duhet të dorezohemi, s’duhet të vazhdojmë betejën me euron, po duhet të përfshihemi në eurozonë”, tha ai.
Ish-kreu i qeverisë shqiptare tha me atë rast se përdorimi gjerësisht i euros si monedhë në transaksione është një rrugë pa kthim. “Ekonomitë tona po euroizohen. Kjo nuk mund të them që është një gjë e keqpritur, se ky është destinacioni ynë”, vijoi Berisha.
Një deklarim i tillë krijoi menjëherë një kor kritikash. Së pari, ato erdhën nga autoritetet evropiane, të cilat nuk kanë qenë dakord as me euroizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, por i kanë pranuar ato si raste të jashtëzakonshme. Kjo, pasi, që të hysh në eurozonë, duhet të plotësosh kushte edhe të vështira se ato të të qenit anëtar i BE-së.
Ndërkohë, ekspertët vendas deklaruan se anëtarësia në një bashkim monetar do të thotë të heqësh dorë nga sovraniteti monetar. Hyrja në të është një rrugë, e cila nuk ka kthim mbrapa. Dhe prapësimi i një vendimi të tillë do të kishte një kosto ekonomike dhe politike të pallogaritshme.
Nga ana tjetër, euroizimi i njëanshem zyrtar është ndaluar në mënyrë strikte nga ana e Bashkimit Evropian: ”Çdo adoptim i njëanshem i monedhës së vetme në kuptimin e ‘euroizimit’, do të jetë në kundërshtim me nënvizimet e arsyeve ekonomike të Traktatit të Bashkimit Monetar Evropian, i cili parashikon adoptimin aktual të euros, si një pikë përfundimtare e procesit të strukturuar të konvergjencës brenda një kuadri pune të shumëllojshme. Për këtë arsye, euroizimi i njëanshëm nuk do të jetë një mundësi e anashkalimit të hapave të parashikuar nga Traktati për adoptimin e euros”, thuhet në dokumentat themelorë të BE.
Jo më kot, vetë Berisha e tërhoqi idenë e tij më pas. Më 23 qershor 2012, gjatë një takimi me studentë europianë që gjendeshin në Shqipëri për një udhëtim studimor, kryeministri i kohës, jo vetëm foli krejt ndryshme, por edhe u hodh në sulmë kundër euros! “Krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe gabim, por mënyra se si ajo u krijua qe gabim”, tha ai.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com