IZRAEL - Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert është shpallur fajtor për një çështje korrupsioni nga një gjykatë në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja mësohet se Ish-kryeministri Olmert akuzohet për marrjen e zarfeve me para nga biznesmeni amerikan, Morris Talansky. Gjithashtu sipas mediave thuhet se dënimi i Olmert do të njoftohet më 5 maj.

Momentalisht, ai është nën masën e dënimit me 6 vite burg, për të cilën është dënuar për një çështje tjetër korrupsioni dhe që aktualisht është në apel nga Gjykata e Lartë.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)