TIRANE- Rradhët e gjata të militantëve që presin të takohen me deputetët e zonave në PS, së fundmi kanë filluar të kërkojnë me ngulm një takim me ish-kryeministrin Pandeli Majko. Sipas përkrahësve socialist, deputeti që u rendit i pari në listën e Tiranës është ndër të vetmit që nuk refuzon asnjëherë t’i dëgjojë shqetësimet e tyre. Votuesit socialist në Tiranë, shprehen se pas marrjes së pushtetit nga të majtët, Majko është ndër të paktët deputetë që nuk ka ndryshur mënyrën e komunikimit dhe sjelljen me ta.