“Po kthehesha nga Saranda, dhe më pihej një kafe. Shkojmë në Lazarat i them djalit se aty është ajri më i pastër në Shqipëri, i freskët, i pandotur, pa plehra”, tha ish-kryeministri.
Në Lazarat, Meksi është shoqëruar nga kreu i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko, shkruan 'Jugunews'
“Rallë të ndodh në këto ditë të mbrapshta të konsumosh disa çaste nga koha jote me dikë nga i cili ke se çfarë mëson nga dija dhe përvoja e tij e pasur politike e profesionale.
Lazarati është braktisur vërtet nga qeveria; pa ujë, me infrastrukture rrugore të dëmtuar, me shkolla të pamirëmbajtura, me papunësi të lartë dhe emigracion të dendur, shpesh pa energji elektrike, me taksat që paguan për bashkinë Gjirokastër dhe me shërbime të paofruara nga kjo e fundit, me qindra burra dhe djem të burgosur. Por, Lazarati nuk është braktisur nga turistët e shumtë dhe nuk është harruar nga miqtë e vërtete që e vizitojne shpesh, jo nga kurrioziteti jo,as nga mëshira, por nga dashuria”, shkruan Bejko.
(d.b/Shqiptarja.com)