TIRANE- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, në një deklaratë të bërë publike në media ka shprehur gjykimin e tij për realizimin e reformës-territoriale dhe mënyrën se si duhet realizuar ajo. Meksi është shprehur se projektet e prezantuara deri tani kanë qenë të mira por sipas tij, ndërhyrja që duhet bërë në shkurtimin e numrit të qarqeve dhe njësive vendore nuk duhet të jenë drastike pasi është e rëndësishme të merren parasysh disa karakteristika të veçanta të realitetit shqiptar. Ish-kryeministri e gjykon si shumë të nevojshme bërjen e reformës administrative-territoriale dhe rishikimin e hartës së Shqipërisë, ndryshim që sipas tij duhet të bazohet edhe tek lëvizja demografike, kushtet e reja që duhen krijuar për zhvillim ekonomik dhe ulja e shpenzimeve të administratës.
“Me reformë nuk duhet të kuptojmë ca vija të lëvizura në hartë. Ata që po merren me këtë reformë duhet të mbajnë parasysh lidhjen dhe bashkëveprimin që kanë qytetet me njëra-tjetrën. Propozimi për bashkimin e Bulqizës me Durrësin për mua do ishte shumë i gabuar në kohën kur këto dy qytete kanë një distancë kohore 5 orë nga njëri-tjetri dhe s’kanë asnjë lidhje mes tyre”,-deklaroi ish-kryeministri. Meksi vlerëson si të domosdoshme gjetjen e konsensusit nga politika për këtë reformë, por shpjegon se edhe në rast se opozita refuzon të marrë pjesë në punimet e komisionit për këtë reformë, mazhoranca duhet të marrë vendime të kujdesshme që nuk cenojnë interesat elektorale të opozitës dhe shmangin tensionet. “Unë mendoj që një reformë nuk bëhet pa opozitën, ose edhe nëse realizohet pa të, duhet të bëhet e tillë që të marrië parasysh ato që quhen se janë të drejta edhe të palës tjetër.
Kur opozita nuk pranon të marrë pjesë, është obligim për mazhorancën që të bëjë të njëjtat gjëra që mendon se opozita do të kërkonte nëse do ishte pjesë e reformës.”-shprehet Meksi. Sipas ish-kryeministrit, zgjedhja e kryetarit të bashkisë duhet realizuar përmes dy raundeve për ta bërë më të besueshëm dhe të pakontestueshëm mandatin e tij. “Ashtu siç është edhe në të gjithë botën,zgjedhja e kryetarit të bashkisë duhet të realizohet me dy raunde në mënyrë që i zgjedhuri të jetë i pakontestueshëm dhe të ekzisoj bindja se është zgjedhur nga shumica”,-deklaroi Meksi. Sipas tij, reforma duhet të lërë 7 qarqe në mënyrë që të krijohej mundësia që të krijoheshin 7 prefektura, duke i dhënë mundësinë “qyteteve të dyta” të merrnin zhvillimin e nevojshëm. Ish-kryeministri shprehet se kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur “gjallë” qytetet e krijuara tashmë. Puna për reformën-territoriale ka filluar, dhe komisioni i posaçëm për këtë reformë ka bërë dëgjesat e para të propozimeve nga shoqëria civile dhe OJF-të.
Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com