Ish-kryeprokurorja Ina Rama do
të hetohet për shpërdorim detyre

Ish-kryeprokurorja Ina Rama do<br />të hetohet për shpërdorim detyre
TIRANE - E larguar pak kohë më parë nga drejtimi i organit të akuzës, Kryeprokurorja Ina Rama këtë herë pritet të hetohet nga ish vartësit e saj për “shpërdorim detyre”.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën penale të ish kreut të prokurorisë së kurbinit Bardhyl Shehu, për një hetim për mos kthimin e tij në punë, pasi Shehu u shkarkua nga detyra kur znj.Rama drejtornte organin e akuzës për tu rikthyer si prokuror vetëm me ardhjen e kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla. Ish-kryeprokurorja e shkarkoi aso kohe z.Shehu për shkelje në detyrë, por gjykata vendosi që ta rikthejë atë si prokuror, vendim që nuk u zbatua.

Për këtë veprim organ i akuzës ka argumentuar se: “Prokuroria e Përgjithshme është në pamundesi të ekzekutimit të vendimit të gjykatës, për shkak se organika e prokurorisë për prokuror është e plotesuar ….dhe nuk ka vende për prokuror”. Por duke mos u pajtuar me këtë argument bardhyl Shehu ka depozituar një padi penale e cila nuk u procedua asnjëherë dhe pas padisë, ai u drejtua sërish gjykatës së tiranës “me argumentat e tij, duke shpjeguar se jo vetëm ka patur vend por znj.Rama ka emëruar prokuror të tjerë në atë periudhë”.

Për këtë arsye, gjyqtari Altin Abdiu ka vendosur të pranojë kërkesën ankimore, të shfuqizoj vendimit te “Mosfillimit te procedimit penal, për kallzimin e bërë nga Shehu dhe të detyrojë prokurorinë të rihap një hetim për shkaqet e moskthimit të Bardhyl Shehut në detyrë në kohën kur organi i akuzës drejtohej nga Ina Rama.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim