Ish-lojtari i Manchester United
krahason Shaqirin me Messi-n

Ish-lojtari i Manchester United<br />krahason Shaqirin me Messi-n
Veterani skocez, që i është bashkuar së fundmi Stoke City-t krahason lojtarin Xherdan Shaqiri me "AS"-in e Barcelonës Lionel Messi nisur nga karakteristikat e përbashkëta fizike që zotërojnë të dy.

Ish-lojtari i Manchester United, Darren Fletcher u bë pjesë e ekipit që drejtohet nga Mark Hughes në përfundim të kontratës me ekipin e West Bromwich Albion.

Ai vlerëson maksimalisht forcën dhe qëndrueshmërinë fizike të lojtarit të Kombëtares së Zvicrës.

"Nuk po them se Shaqiri është Messi, por ka të njëjtën qendër graviteti dhe ai di të shmanget lehtësisht dhe bëhet shumë e vështirë të përballesh me të. Diferenca që krijon Shaqiri ka të bëjë me prekjen e parë të topit. Ai është lojtar i nivelit të lartë, ka fuqi dhe tregohet i shpejtë me topin kur e merr atë. Shaqiri është lojtar që bën mrekullia dhe është vendimtar në fitoren e ndeshjeve" , tha 33-vjeҫari Fletcher.

Shaqiri luan prej dy sezonesh te Stoke City dhe po përgatitet për fillimin e sezonit të ri.

Ai pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë vitin e kaluar.

Në të kaluarën  ai ka luajtur me gjigandët e Bayern Munich dhe me ekipin zviceran të Basel-it.

Në Kampionatin Evropian të futbollit që u zhvillua në Francë Euro 2016, ai shënoi golin më të bukur të kompeticionit në ndeshjen e 1/8-ve kundër Polonisë.

Shaqiri mban nofkën "Messi Alpin" dhe ka përfaqësuar Zvicrën ne Kampionatet Botërore të 2010 dhe 2014 dhe në Kampionatin Europian të 2016.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit

Ilir Yzeiri: Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit