Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka akuzuar policinë për lidhje me trafikantët e kanabisit në vend. Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACTV” në Michigan të SHBA, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, duke iu referuar situatës së krimit në vend duke theksuar se para se ai te merrte detyrën, shefat e policisë ne qarqe ishin menaxheret e kanabisit.

Kanabisi menaxhohet që nga momenti i mbjelljes deri tek i shpërndarjes e kështu me radhë. Një vendim të duhur e mori paraardhësi im, z.Xhafaj që i largoi këta drejtues. Këtë luftë ndaj fenomenit të kanabisit dhe narkotikëve është intensifikuar nga ana ime.Tani krimi organizuar ka ngritur kokë, sepse gjatë fushatave dhe gjatë fushatës zgjedhore, lejohen për ti dhënë sa më shumë vota partisë. Dhe në rastin konkret partisë Socialiste”, tha Demiraj për "ACTV".

Redaksia Online
J.Sh Shqiptraja.com