Në rrjetin social Twitter ish-Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ka dhënë komentin e tij mbi takimin e djeshëm në Beograd mes Kryeministrit Rama dhe atij serb, Vuçiç. Sipas Frattinit, ky i fundit u tregua një lider i fortë për mënyrën si reagoi ndaj “provokimit” të kreut shqiptar.
“I heq kapelen kryeministrit Vuçiç! Vetëm në qoftë se ju jeni një lider i fortë, siç është ai, mund të reagoni në atë mënyrë”- ka shkruar në profilin e tij Twitter, Frattini.
Ish-diplomati i referohej momentit kur Rama, gjatë konferencës për shtyp, shprehu qartazi mendimin e kabinetit të tij mbi realitetin kosovar dhe mbi rëndësinë e njohjes si të tillë. Ndërsa nuk duhet të çudisë dhe aq shumë kjo ndërhyrje e Frattinit, pasi dihet se ky i fundit është edhe konsulent i vetë Kryeministrit serb Vuçiç.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com