Ish-ministri i 'Rama 1' jep alarmin:
Shqipëria, varrezë landfillesh

Ish-ministri i 'Rama 1' jep alarmin:<br />Shqipëria, varrezë landfillesh<br>
Ish-ministri i qeverisë “Rama 2”, Lefter Koka, ka komentuar me tone të ashpra situatën aktuale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë një varrezë masive landfillesh. Në faqen e tij në ‘Facebook’, ish-ministri i LSI shkruan se në vitin 2013 qeveria mori një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.

Sipas ish-ministrit, vendimi u ndërmor nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, dikasteri që Koka drejtonte në atë kohë, në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend. Më tej, ai shton se tani paraqitet një realitet krejt i ri, ku pas dhjetë vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes të këtyre peudolandfilleve.

"Të nderuar Miq, Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.

Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonje pseudo-landfill, që përvec kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krej të ri.

Pseudolandfillet – Jetëgjatësi deri në 10 vjet, kosto e lartë ndërtimi, tarifa depozitimi të papërballueshme nga bashkitë; pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes duke e kthyer Shqipërine në nje varrezë landfillesh.

Impiantet e Prodhimit ë Energjise nga Mbetjet – Jetëgjatësi +50 vjet, kosto ndërtimi më e ulët se ajo e zbatuar abuzivisht në disa qarqe të vendit për pseudo landfille, ZERO tarifë depozitimi për bashkitë, emetimet në ajër 10 herë më të ulëta se standardet e Bashkimit Europian, teknologjia e përdorur edhe më e avancuar se ajo e impiantit të prodhimit të energjisë nga mbetjet që ndodhet aktualisht në mes të kryeqytetit të Austrisë, Vienës.

Pas 7 vitesh këto vepra unike inxhinierike i kalojne 100% në pronësi dhe administrim bashkive. Të ardhurat nga shitja e energjisë, bashkitë do të mund t’i përdorin për investim në pastrim dhe infrastrukturën e riciklimit. Krenar për këto impiante, i keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh", shkruan Koka.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant