Ish-ministri i jashtëm i Serbisë, merr
çmimin për bashkëpunimin rajonal 

Ish-ministri i jashtëm i Serbisë, merr<br />çmimin për bashkëpunimin rajonal 
Sarajevë- Ish-ministri i jashtëm i Serbisë, dhe dikur edhe i Malit të Zi është nderuar me një çmim të veçantë për shkak të angazhimit të tij në bashkëpunimin rajonal. Fondacioni për Europën Qendror (FEQ) i dha sot Goran Svilanovic çmimin “Dr Elmer Hantos” në shenjë mirënjohje për përpjekjet e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), për të promovuar bashkëpunimin në rajon. 

FEQ përgëzoi Svilanoviç për aktivitetet e tij dhe punën në KBR për të promovuar bashkëpunimin e ndërsjellët dhe integrimin e Europës Juglindore "Bashkëpunimi përtej kufijve, dallimeve politike dhe pikëpamjet e ndryshme është gjëja më e natyrshme. Promovimi i bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, rajon nga ku vij vetë, si dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore ka qenë një sfidë, por edhe një kënaqësi, duke e ditur se sa interesat e përbashkëta që kemi, se sa gjëra ndajmë me njëri tjetrin, por edhe se sa ne mund të mësojnë nga njëri-tjetri"- tha Svilanoviç, duke falënderuar për Çmimin.

Çmimi mori në konsideratë edhe angazhimin e tij të mëparshëm si Ministër i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, (2002-2004) kryetari i Grupit të Punës për Demokratizimin dhe të Drejtat e Njeriut (2004-2007) në kuadër të Paktit të Stabilitetit dhe si koordinator i OSBE-së për aktivitetet ekonomike dhe mjedisore (2008-2012).

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?