Ish ministri i Punëve të jashtme, Besnik Mustafaj ka humbur një prej njerëzve të tij të dashur, bëhet fjalë për babain e tij, Bajram Mustafaj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të babait të ish-ministrit dhe shkrimtarit Besnik Mustafaj e jep në rrjetin social Facebook, miku i ish-ministrit, i cili shkruan se “kombit po iu rrallohen lisa të tillë kaq të rrallë e të çmuar”.

Postimi në facebook i mikut të Besnik Mustafaj
Keto dite ndrroi jete ne Tirane,

BAJRAM SELIMI MUSTAFAJ, nje nga burrat e mire e te shquar te Tropojes e ma gjere, baba i Besnik Mustafajt (shoku im prej nga vitet e rinise) ish Minister i Jashtem i Shqiperise e shkrimtar i perkthyem ne disa gjuhe e shtete te botes, baba i Dashit dhe i Sules, perndryshe si i kena thirre tane jeten tone edhe "LALA BAJRAM".

BAJRAM SELIM MUSTAFAJ (LALA BAJRAM) ishte dhe mbetet nje njeri model i koherave, me virtyte e vlera te trashegueshme e te cmueshme, nje kuader i rralle i punes se mire e te mbare, nje prind shembullor, nje gjysh i mrekullueshem.

Vendlindjes tone e Kombit po iu rrallohen lisa te tille kaq te rralle e cmuar si BAJRAM SELIMI MUSTAFAJ...!

I perjetshem emri e kujtimi i Tij !

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com