Ish-ministri i LSI, Manjani: Po
gatuhet koalicioni i madh PS-PD

Ish-ministri i LSI, Manjani: Po<br />gatuhet koalicioni i madh PS-PD
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në FB shprehet se fakti që PD po nxiton për të rizgjedhur Bashën dhe mostërheqja e ministrave teknikë nga qeveria të çon drejt idesë së gatimit të një koalicion të madh PD-PS.
 
Ai shkruan se ky koalicion po bëhet me justifikimin formal për anëtarësim në BE, por në të vërtetë synimi është amnistia nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit.
 
 
Postimi i Manjanit
Supozim jo pa bazë.
 
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;
 
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
 
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
 
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:
 
Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!
 
Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.
 
Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!
 
Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!
 
Jam i sigurtë qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!
 
Të shohim a do mund të realizohet!
 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre