Ish-ministri jep alarmin:Katastrofë
në shëndetësi,strategji shkatërruese

Ish-ministri jep alarmin:Katastrofë<br />në shëndetësi,strategji shkatërruese<br>
Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e qeverisë Berisha, Tritan Shehu, listoi disa nga problemet kryesore në sistemin e shëndetësisë. I ftuar në Report Tv, Tritan Shehu deklaroi se sistemi shëndetësor sot vuan nga një varfëri e thellë, numri i vogël i mjekëve dhe numri i vogël i shtretërve për të sëmurët.

Shehu akuzoi dhe qeverinë në lidhje me financimin, duke thënë se nuk jep asnjë rrugë si do të përmirësohet, si do të zgjidhet numri i mjekëve dhe i specialiteteve.

“Problemet në sistemin shëndetësorë: Varfëria e thellë, numri i vogël i mjekëve, numri i vogël i shtretërve. Nga ana e financimit nuk jepet asnjë rrugë si do të përmirësohet, si dhe zgjidhet numri i mjekëve dhe i specialiteteve. Po kërkohet të maskohet varfëria e thellë dhe po dëmtohet rëndë kujdesi ndaj qytetarit. Çdo spital i del për zot vetes së tij, ndërsa shteti siguron fondet. Nuk e zgjidh shteti këtë gjë, duke çuar specialistë në periferi, gjë që jo vetëm dëmton qendrën, por as nuk zgjidh gjendjen në periferi. Këto mënyra më kujton komunizmin”, tha Shehu.

Më tej, deputeti demokrat theksoi se spitali është si një ndërmarrje me një nivel të lartë shëndetësor, duke mos bërë dallime mes atyre në qytete dhe atyre në fshatra. Shehu sulmoi qeverinë për strategjinë që po përdor në këtë drejtim, teksa tha se po shkatërron totalisht sistemin spitalor shqiptar, dhe se kjo strategji nuk ka asnjë aspekt pozitiv.

“Spitali është si një ndërmarrje me një nivel të lartë shëndetësor, si ai në qendër edhe ata në qytete apo fshatra të ndryshme. Kjo që po ndodh shkatërron totalisht sistemin spitalor shqiptar. Kjo strategji nuk ka asnjë aspekt pozitiv, vetëm asekte të këqija. Kjo bëhet shkak për një katastrofë në sistemin shëndetësor. Përveç një bla-bla-bla, elementet e tjera janë shkatërrues”, theksoi ish-ministri. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim