Ish-ministri teknik: Ja veprat penale që kryen policia e prokuroria ndaj protestuesve në Kalimash

Ish-ministri teknik: Ja veprat penale që kryen policia e prokuroria ndaj protestuesve në Kalimash

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se policia dhe prokuroria kanë konsumuar disa vepra penale lidhur me veprimet e tyre ndaj protestuesve në Rrugën e Kombit.

Bardhi shkruan në ‘Facebook’ se policia ka kryer veprën penale të falsifikimit, pasi masat e ndalimit ndaj 23 protestuesve i ka ekzekutuar në harkun kohor 10.00-13.00.

Gjithashtu, ish-ministri i PD shton se policia dhe prokuroria kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pasqyrimit në to të të dhënave të pavërteta.

"Ne kerkesen e Prokurorise Kukes drejtuar Gjykates, deklarohet ne menyre te falisifikuar se masat e ndalimit ndaj 23 qytetareve te Kukesit jane ekzekutuar nga Policia ne harkun kohor 10.00 - 13.00. Ky akt perben veper penale te falsifikimit dhe provohet jo vetem nga deshmia e familjareve te te ndaluarave, por e te githe banoreve te qytetit te Kukesit.

Te vetedijshem per shkeljen flagrante te ligjit, deri ne kufijte e shperdorimit te detyres, kur urdheruan terrorin policor te arrestimit ne mes te nates (midis intervalit kohor 02.00 - 03.30 min), Prokuroria dhe Policia kane konsumuar nje tjeter veper penale, ate te falsifikimit te dokumenteve dhe pasqyrimit ne to te te dhenave te paverteta.

Sa per prova se perse i kane ndaluar, paskan deshmite e punonjesve te Policise se Shtetit qe kane "identifikuar" se kush i ka goditur me gure!!! :)

Ne fund nuk kane zhgenjyer aspak. Njelloj si Ministri i Brendshem, edhe prokuroria referon vetem punonjes policie te demtuar, dhe asnje qytetar! Edhe pse qytetaret jane paraqitur dhe kane marre mjekim ne spitalin e Kukesit"

Gazmend Bardhi, ish-ministri teknik i Drejtësisë


Lajmi kryesor:

'Rruga e Kombit', masa për 23 të arrestuarit do jepet nesër në Gjykatën e Tiranës


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës