'Rruga e Kombit', masa për 23 të arrestuarit do jepet nesër në Gjykatën e Tiranës

Pas akteve të dhunës në “Rrugën e Kombit” kundër vendosjes së taksës për automjetet, 23 protestuesit e arrestuar priteshin të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë. Por burime për Report Tv pranë Gjykatës së Kukësit bëjnë me dije se të arrestuarit do dërgohen në Gjykatën e Tiranës, për shkak se ajo e Kukësit nuk ka kapacitete për gjykimin e një numri të madh personash, në rastin konkret janë 23 të cilët presin të mësojnë nëse janë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e Prokurorisë ndaj tyre.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike. 

Report TV ka mësuar sot se Prokuroria pritet që ta ndryshojë kërkesën e masës për ta nga “urdhër ndalimi”, në “hetim në gjendje të lirë”.

Servete Rexhemati, bashkëshorti i të cilës është ndaluar bëri thirrje që biurri i sja të lirohet, pasi kanë një fmëijë të sëmurë që duhet çuar në spital dhe gruaja nuk arrin që t’i përballojë shpenzimet e vetme: “Fëmija ka tre nete që nuk e kam çuar në spital, ka probleme të ushiqmit që nuk mund t’ia plotësoj. Bahskëshorti im është arrestuar në makinë, ku flinte gjumë gjithmonë, për të mbrojtur makinën e vet. Dua personin e jetës që të vijë në familje, të marri fëmijën e vet dhe ta çojë te spitali se unë nuk kam të ardhura,” – tha ajo.  

Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në “Rrugën e Kombit” duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge. Report Tv publikoi një ditë më parë pamjet ekskluzive të shkatërrimit të sporteleve të firmës nga qytetarët të cilët mbanin në duar sende të forta si gurë, hekur e drurë.

Protestuesit kundërshtojnë taksën, ndërsa banorët e zonave të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin dhe të vendosë një çmim më të lirë se 5 euro sa është aktualisht.   

Emrat e protestuesve të ndaluar: 

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Personat në kërkim:

Isa Koloshi

Bilbil Hila

Xhetan Muja

Avdi Duraku

Arben Onuzi

Dogjan Lleshi

Fatjon Allamani

Bilbil Hilaj

Mirdian Nerguti

Ahmet Tobli

Pavlo Hoxha

Shkelqim Toda

Avdi Gjahu

Lufti Meçka

Azgan Haklaj

Idriz Nerguti

Rexh Mici

Ergis Koloshi

Saimir Trota

Lulzim Pola



(44 personat e proceduar për dhunën në Rrugën e Kombit)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Ish-ministri teknik: Ja veprat penale që kryen policia e prokuroria ndaj protestuesve në Kalimash

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se policia dhe prokuroria kanë konsumuar disa vepra penale lidhur me veprimet e tyre ndaj protestuesve në Rrugën e Kombit.

Bardhi shkruan në ‘Facebook’ se policia ka kryer veprën penale të falsifikimit, pasi masat e ndalimit ndaj 23 protestuesve i ka ekzekutuar në harkun kohor 10.00-13.00.

Gjithashtu, ish-ministri i PD shton se policia dhe prokuroria kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe pasqyrimit në to të të dhënave të pavërteta.

"Ne kerkesen e Prokurorise Kukes drejtuar Gjykates, deklarohet ne menyre te falisifikuar se masat e ndalimit ndaj 23 qytetareve te Kukesit jane ekzekutuar nga Policia ne harkun kohor 10.00 - 13.00. Ky akt perben veper penale te falsifikimit dhe provohet jo vetem nga deshmia e familjareve te te ndaluarave, por e te githe banoreve te qytetit te Kukesit.

Te vetedijshem per shkeljen flagrante te ligjit, deri ne kufijte e shperdorimit te detyres, kur urdheruan terrorin policor te arrestimit ne mes te nates (midis intervalit kohor 02.00 - 03.30 min), Prokuroria dhe Policia kane konsumuar nje tjeter veper penale, ate te falsifikimit te dokumenteve dhe pasqyrimit ne to te te dhenave te paverteta.

Sa per prova se perse i kane ndaluar, paskan deshmite e punonjesve te Policise se Shtetit qe kane "identifikuar" se kush i ka goditur me gure!!! :)

Ne fund nuk kane zhgenjyer aspak. Njelloj si Ministri i Brendshem, edhe prokuroria referon vetem punonjes policie te demtuar, dhe asnje qytetar! Edhe pse qytetaret jane paraqitur dhe kane marre mjekim ne spitalin e Kukesit"

Gazmend Bardhi, ish-ministri teknik i Drejtësisë

Ora 11:01
“Rruga e Kombit”, vijon protesta për të ndaluarit para Drejtorisë së Policisë në Tiranë

Protesta për lirimin e personave të ndaluar për tubimin e dhunshëm në Kalimash, ku u dogjën pikat e pagesës së “Rrugës së Kombit” pak ditë më parë, ka hyrë në ditën e saj të tretë, përpara godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës në kryeqytet.

Familjarë, të afërm dhe përkrahës të protestuesve janë grumbulluar jashtë mjediseve të policisë në pritje të vendimit për të ndaluarit.

Qëndresa vijon, shkruajnë në rrjetet sociale protestuesit, ndërkohë që sot Gjykata e Kukësit e shtyu vendimin për ta, për ditën e nesërme për shkak të dosjeve voluminoze.

Prania e protestuesve, ka bërë që segmenti që  lidh Rrugë n Myslym Shyri me Bulevardin Gjergj Fishta të  jetë  e bllokuar, duke penguar qarkullimin e lirshë m të  automjeteve. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fad: 03/04/2018 17:55

    Si ndimohet populli or pall me djeg dhe vjedh pronen, tarifa esht e larte dhe nuk duhet te paguhet 5 euro te pakten 1.5 euro, por jo te djegish se do moniqa dhe lulushe salushe, dhe paret e demtimit kokerr me kokerr.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/04/2018 10:06

    Shume mire lirojini dhe denojini avash avash me kusht. Nese e persirisin djegjen dhebshkaterimin burgu i pret. Por kam frike se nuk do zene mend.

    Përgjigju
  • Lili: 03/04/2018 09:15

    Ndihmoni popullin e varfer ju si media jo pushtetin gjakpires.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025