Ish- ministrja nuk i preferon ëmbëlsirat por pëlqen frutat e “rënda”, si fikun, rrushin dhe hurmat, të cilat përmbajnë sheqer natyral dhe nuk të shëndoshin.
“Mami zakonisht gatuante për të gjithë shkallën e pallatit, mbaj mend që kur bëhej bakllavaja mbuloheshin divanët me çarçafë dhe vareshin petët dhe mbase ngaqë nuk më takonte as ai cepi i divanit që kisha unë ende as sot nuk e fus bakllavanë në gojë…Unë në përgjithësi nuk ha ëmbëlsira. Unë ha ushqimet që më përshtaten, ha gjërat djegëse”, rrëfen Bregu.
Er.K/Shqiptarja.com