Për grupin terrorist “Daesh” duket se mankthi më i madh është duke ndodhur. Një grua është duke mbledhur njerëz përmes mesazheve online për të mposhtur grupin e rrezikshëm terrorist. Ajo është pikërisht Miss Jordania 2010, Lara Abdallat, e cila ka vendosur të luftojë kundra grupit terrorist  pasi ka parë tmerrin e vrasjeve çdo ditë. 

“Ka qenë shumë e rëndë për mua të shoh çdo ditë lajmet në mëngjes ku kryefjala janë  qindra të vrarë. Ishte vërtetë për të ardhur keq. Më pas i thashë babait tim se do të dëshiroja shumë të ndizja televizorin dhe të shikoja diçka të gëzueshme”.  

Lara Abdallat punon me “Ghost Security”, i cili është një grup hakerash të cilët shkatërrojnë mënyrat online të komunikimit të këtij grupi terrorist duke reduktuar kështu format e tyre të rekrutimit.  “Ne bëjmë diçka të tillë në mënyrë që të shpëtojmë jetë.

Nuk më intereson nëse ata janë myslyman, krishterë, budist, apo hebre. Nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tyre. Gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e jetëve njerëzore,”-është shprehur ish-missi gjatë një interviste të dhënë për mediat.

missi nga jordania

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)