Dëshmia e ish-nënofecerit me inicialet S.Gj, në formën e dokumentit dhe shoqëruar me prova, është dhënë në datën 17 tetor 2013 të administruar nga Policia Ushtarake.
“Kam qenë me shërbim në Aerodromin Gjadër-Lezhë nga 2011-2013 …gjatë kohës që kam qenë me shërbim në muajin tetor 2012 kam patur informim nga persona që kanë bagëti se ketu ulet një avion charter në fund të Aerodromit …që ngarkonte disa arka të dyshimta. Në një prej ditëve që unë isha me shërbim ulet avioni rreth orës 07.30, për të cilën kam komunikuar me telefon me Komandantin e Truprojës së Bazës së Gjadrit dhe i kam thënë se vjen një avion charter. Komandanti i truprojës (E.M) së bashku me rojen (S.Gj) kanë shkuar në aerodrome me motocikletë dhe kanë gjetur avionin dhe 5 persona të tjerë dhe kanë konstatuar furnizimin me karburant dhe pako të mbështjella me natriban të avionit charter. Janë pyetur personat në fjalë se cfarë po bënin në një bazë ushtarake dhe përgjigjja ka qëne se po bënin stërvitje në luftën kundër narkotikëve dhe se ishin të SHIK. Kur komandanti i truprojës u ka thënë se po vjen përgjegjësi, njëri prej tyre u ka thënë se jemi te SHIK dhe kanë ikur. Dëshmitari S.Gj. në informacionin e tij pohon se ka komunikuar me kapitenin A.Sh. duke I thënë se ishte ulur një avion i cili ka ngarkuar dicka të dyshimtë dhe ky i fundit ka komunikuar me Oficerin e Drejtimit B.D. i cili ka tentuar ta mbulojë këtë fakt duke i urdhëruar që të mos raportohej që është ulur avioni, por vetëm që ka fluturuar dhe se s’ka cfarë ju duhet me këtë punë. I njëjti avion ka fluturuar pas dy ditësh por nuk është ulur në Gjadër. I njëjti avion ka ardhur dhe pas dy javësh".
Sipas raportit të lexuar nga kryetarja Felaj, dëshmitari ka parë personalisht në po këtë periudhë tetor 2012, 4-5 persona që ngarkonin avionin me karburant dhe me pako të mbështjella me natriban. I ka pyetur nëse kishin autorizim dhe ato i kanë dhënë të njëjtën përgjigje se ishin të SHISH. Sipas këtij dëshmitari, personat në fjalë ishin të armatosur.
Më tej, sipas raportit, ish-nënoficeri, ka komunikuar sërish me një epror, kapitenin A.Sh, i cili i ka thënë të mos u hapte telashe. Pas këtij momenti, avioni ka shkuar në Gjadër edhe dy herë të tjera por dëshmitari nuk është afruar, pasi disa persona nga Shkodra i kanë thënë se për të punuar në aerodrom i kishin marrë leje Ministrisë së Mbrojtjes. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, në fillim të vitit 2013 S.Gj e kanë lëvizur nga shërbimi në venddislokimin e Gjadrit”, lexoi Felaj, para 5 anëtarëve të mazhorancës.
Në Mars, nënoficeri transferohet nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami në një bazë tjetër dhe në këtë rast nuk ka mundur të dëshmojë nëse trafiku është bërë dhe më pas.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
