Ish-ndihmësi i Putin Mikhail 
Lesin gjendet i vdekur në hotel

Ish-ndihmësi i Putin Mikhail <br />Lesin gjendet i vdekur në hotel
Mikhail Lesin, ish-ministri i Medias dhe ish-udhëheqës i kompanisë së fuqishme “Gazprom-Media Holding”, ka vdekur të enjten. Duke cituar familjarët, mediat ruse raportojnë se ai kishte pësuar një sulm në zemër.

“Washington Post” shkroi se trupi i pajetë i Lesin ishte gjetur në një dhomë në hotelin “Dupont Circle”. Policia është duke hetuar rastin.

“BBC”-ja ruse e cilësoi Lesin “si njërin nga njerëzit më me ndikimin në tregun mediatik rus”. Lesin ishte edhe në stafin e ngushtë në Presidencë gjatë viteve 2004-2009.

Presidenti Putin vlerësoi “kontributin e madh të Mikhail Lesin në formimin e medias moderne ruse”. 

Vitin e kaluar, senatori i Misisipit, Roger Wicker bëri thirrje për një hetim për Lesin në lidhje me pasurinë e tij.

Senatori Wicker, në letrën drejtuar Departamentit amerikan të Drejtësisë, shkroi se Lesin bleu një pronë në Los Anxhelos në vlerë 28 milionë dollarë për familjen e tij, pasi kishte lënë punën si nëpunës civil.


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social